ℹ️Informatë lidhur me ndalesat e hyrjes nga Ambasada Gjermane në Prishtinë ℹ️
Duke qenë se liberalizimi e vizave për qëndrime afatshkurtëra ka shtruar gjithnjë e më shumë pyetje lidhur me ndalesat e mundshme të hyrjes, Ambasada Gjermane në Prishtinë ka kënaqësinë të ofrojë informata personale për qytetarët e Kosovës përkitazi me pengesat e mundshme, siq janë:
1) Ndalesat e hyrjes
2) Urdhërarrestet, apo gjobat dhe
3) Shpenzimet e shkaktuara në kuadër të masave të riatdhesimit
Për të marrë këto informacione, është i nevojshëm caktimi i një termini dhe paraqitja personale në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
Terminet janë të disponueshme çdo të enjte nga 29 shkurti deri më 28 mars në mes orës 13.00 dhe 15.00. Terminet duhet të caktohen paraprakisht nëpërmjet emailit:
termin@pris.diplo.de
Luteni që të bashkangjitni një kopje të pasaportës tuaj si dëshmi e identitetit.
Ju lutemi të vini në ambasadë, vetëm nëse termini juaj është konfirmuar paraprakisht nëpërmjet emailit dhe merreni me vete pasaportën tuaj.
Si termini, sikurse edhe ofrimi i informacioneve janë falas. Ambasada Gjermane nuk punon me agjenci.
Pristina, 28.02.2024