F.A.Q

Më poshtë kemi listuar pyetjet më të shpeshta të cilat na bëhen vazhdimisht. Ju lutem lexoni këto pyetje dhe shpresojmë se do ta gjeni përgjigjëjen tuaj këtu. Në rast se pyetja juaj nuk ka përgjigjëje në këtë sesion, ju lutem na shkruani në email ose na kontaktoni në numrat tonë të telefonit.

  • Ku dhe si mund të regjistrohem për provimin e gjuhës gjermane të ÖSD-së në Deutschzentrum Kosovo?

    Deutschzentrum Kosovo ofron provime të gjuhës gjermane të ÖSD-së në tri qytete të Kosovës, në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.

    Për t’u regjistruar në Provim, klikoni në linkun e mëposhtëm dhe plotësoni fushat e kërkuara: https://deutschzentrumkosovo.com/Examinations

  • Çfarë më nevojitet për t’u regjistruar dhe për t'i nënshtruar provimit të ÖSD-së?

    Për t’u regjistruar dhe për t'i nënshtruar provimit të ÖSD-së pranohet vetëm PASAPORTA ORIGJINALE. Letërnjoftimi nuk do të merret parasysh!

  • Cilat janë çmimet e provimeve të ÖSD-së?

    Për t’u informuar mbi çmimoren e provimeve të ÖSD-së klikoni në linkun e mëposhtëm: https://deutschzentrumkosovo.com/Exams

    Terminet për paraqitje të provimit kanë qenë, janë dhe mbesin pa pagesë. Sistemi ynë i termineve është i hapur për të gjithë. Nuk është e nevojshme që të angazhohet një agjension lidhur me kërkesat për termin. Ne nuk bashkpunojmë me agjensione apo ofrues të kurseve të gjuhës gjermane dhe kërkesat për termine nga ana e agjensioneve janë të padëshirueshme. Ne mbajmë të drejtën e rezervuar të anulojmë kërkesat e bëra nga ana e agjensioneve, pa pasur nevojë që të japim arsyetim për anulimin.

  • Kur dhe ku publikohen rezultatet?

    Stafi i Deutschzentrum Kosovo u'a dërgon një email informus në momentin e publikimit të rezultateve.

    Për t’u informuar mbi rezultatet e provimeve klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://deutschzentrumkosovo.com/Results

    - Rezultatet në procedurë të rregullt publikohen pas 4 jave pasi dokumentet e provimit të kenë arritur në selinë e ӦSD në Austri.

    - Rezultatet e vlerësimit ekspres publikohen jo më vonë se 5 ditë pune pasi dokumentet e provimit të kenë arritur në selinë e ӦSD në Austri.

  • Kur dhe ku mund ta marr certifikatën?

    Ju njoftoheni përmes një e-maili në momentin që certifikata mund të tërhiqet. Certifikata tërhiqet pranë qendrës përkatëse, aty ku ju keni nënshtruar provimit:

    - Qendra në Prishtinë: Rr. Musine Kokalari 12A, Dardani, 10000 Prishtinë;

    - Qendra në Gjilan: Rr. Adem Jashari 16, 60000 Gjilan;

    - Qendra në Mitrovicë: Sheshi Adem Jashari p.n., 40000 Mitrovicë.

  • A më lejohet të përdor fjalor gjatë provimit?

    Përdorimi i fjalorëve nuk është i lejuar për provimet e nivelit A1, A2 dhe B1.

    Për nivelin B2 lejohet përdorimi i fjalorëve një ose dy-gjuhësh.

    Fjalorët elektronikë, tabletët ose pajisje të tjera të ngjashme, janë rreptësisht të ndaluara.

  • Sa kohë është e vlefshme certifikata e ÖSD-së?

    Në parim certifikatat e ÖSD kanë vlefshmëri pa afat kohor. Megjithatë, autoritetet ndonjëherë kerkojnë që certifikata të mos e jetë me e vjetër se 2 vite.

  • Si të përgatitem për provim?

    Për t’u njohur me modelin e provimit klikoni në linkun e mëposhtëm.

    https://www.osd.at/en/exams/oesd-exams/

  • A ofron Deutschzentrum Kosovo kurse përgatitore për provimin të ÖSD-së?

    Po, nëse dëshironi të keni më shumë informacione mbi kurset përgatitore (individuale apo grupore) ju lutem kontaktoni njërën nga tri qendrat tona.

  • A njihet Cetifikata e ÖSD-së nga të gjitha autoritetet?

    Po, certifkata e ÖSD-së njihet në të gjitha shtetet gjermano-folëse dhe autoritetet e tyre përkatëse. Certifikata njihet edhe në shtete të tjera në botë.

    Për më shumë informacione mund të vizitoni:

    www.osd.at

  • Sa shpesh mund ta përsëris provimin?

    Ju mund ta përsërisni provimin ose modulin disa herë. Për provimet me dy module (A1, A2, B2), moduli me shkrim (të lexuarit, të dëgjuarit dhe të shkruarit) duhet përsëritur si një i vetëm. Në rast se ju nuk keni kaluar provimin, ne rekomandojmë një pauzë minimum 4 javëshe përpara se ti rinënshtroheni provimit.

  • Kam humbur certifikatën, cfarë mund të bëj?

    Ju lutem kontaktoni qendrën tonë përkatëse në të cilën ju keni nënshtruar provimit. Ju duhet të sjellni një vërtetim me shkrim në mënyrë që qendra jonë të kërkojë nje duplikatë nga ÖSD qëndrore. Në raste përjashtimore, mund të kontaktoni direkt me ÖSD-n qëndrore. Ju lutem përfshini një deklaratë të shkruar të humbjes me të gjitha informacionet e nevojshme dhe dergojeni atë me e-mail me subjekt ”Bitte um Duplikat” në adresën: duplikat@osd.at

    Ky shërbim ofrohet kundrejt një pagese. Kujdes: Një duplikatë mund të kërkohet vetëm brenda 5 viteve.

  • Mundet një i afërm të tërheqë certifikaten nën emrin tim?

    Ju duhet të paraqiteni personalisht, me pasaportë origjinale për tërheqjen e certifikatës.

    Në raste përjashtimore, ju mund të autorizoni një të afërm pëmes një autorizimi.

  • Sa është afati që kam në dispozicion për ta tërhequr certifikatën?

    Ju keni 5 muaj kohë në dispozicion për t’u paraqitur pranë zyrave tona për tërheqjen e certifikatës.

  • Cili nivel gjuhe më nevojitet për studime në Austri, Gjermani apo Zvicër?

    Për informacione mbi nivelin e gjuhës së kërkuar, ju lutem klikoni ne linkun e mëposhtëm:

    https://www.osd.at/en/exams/worldwide-recognition/

    Certifikata e ÖSD-së është e njohur ndërkombëtarisht për njohuritë tuaja mbi gjuhën Gjermane:

    - në tregun e punës

    - në universitete dhe institucione të tjera arsimore

    - për procedura zyrtare si: marrje shtetësie, vize, lejeqëndrimi, etj.

    Në Austri:

    - si dëshmi e njohurive të gjuhës:

    - për leje qëndrimi (A1, bashkim familjar),

    - për të përmbushur kërkesat për marrëveshjen e integrimit (A2 ose B1),

    - për fitimin e shtetësisë austriake (B1)

    - si një kualifikim shtesë në Shërbimin e Tregut të Punës (AMS)

    - institucionet e tjera profesionale

    - qasja në universitetet austriake si provë e njohur e njohurive të gjuhës gjermane ( B2, C1 ose C2)

    Në Botë:

    - njohja shtetërore në Hungari, Republikën Çeke, Sllovaki)

    - Bashkimi familjar në Gjermani (A1)

    - Nëse dëshironi të studioni në Austri, keni mundësinë të zgjidhni disa nga universitetet më të mira në botë.

    Të gjithë informacionin e nevojshëm për zgjedhjen e universitetit, tarifat, burimet e financimit, praktikat e pranimit etj, mund t’i gjeni duke klikuar linkun e mëposhtëm:

    https://studyinaustria.at/en/

  • Sa pikë minimale duhet të marrë një kandidat në secilën pjesë të provimit ÖSD A1 që ta kalojë me sukses testin?

    Shpjegim i pikëve për ÖSD A1:

    Leximi (maks. 30 pikë / minimumi 6 pikë)

    Duhet të merrni të paktën 6 pikë për të kaluar këtë pjesë.

    Dëgjimi (maks. 30 pikë / minimumi 6 pikë)

    Minimumi i pikëve të nevojshme është 6.

    Shkrimi (maks. 15 pikë / minimumi 4 pikë)

    Duhet të merrni të paktën 4 pikë te e-maili.

    Pjesa me shkrim (Leximi + Dëgjimi + Shkrimi – gjithsej maks. 75 pikë / minimumi 38 pikë)

    Të tri pjesët e shkruara llogariten së bashku. Duhet të arrini të paktën 38 pikë për të kaluar këtë pjesë.

    Të folurit (maks. 25 pikë / minimumi 12 pikë)

    Për të kaluar këtë pjesë, duhet të merrni minimumi 12 pikë.

    Pikët totale (maks. 100 pikë / minimumi 50 pikë)

    Të gjitha pjesët së bashku japin një total prej 100 pikësh. Për të kaluar provimin, ju duhet të keni të paktën 50 pikë.

  • Sa pikë minimale duhet të marrë një kandidat në secilën pjesë të provimit ÖSD A2 që ta kalojë me sukses testin?

    Shpjegimi i pikëve për ÖSD A2:

    Leximi (maks. 25 pikë / minimumi 5 pikë)

    Për të kaluar këtë pjesë, duhet të merrni të paktën 5 pikë.

    Dëgjimi (maks. 30 pikë / minimumi 6 pikë)

    Duhet të merrni të paktën 6 pikë.

    Shkrimi (maks. 15 pikë / minimumi 3 pikë)

    Duhet të merrni të paktën 3 pikë për të kaluar.

    Pjesa me shkrim (Leximi + Dëgjimi + Shkrimi – gjithsej maks. 70 pikë / minimumi 35 pikë)

    Të tri pjesët e shkruara llogariten së bashku. Duhet të arrini të paktën 35 pikë për të kaluar pjesën me shkrim.

    Të folurit (maks. 20 pikë / minimumi 10 pikë)

    Duhet të merrni të paktën 10 pikë.

    Pikët totale (maks. 90 pikë / minimumi 45 pikë)

    Në fund llogariten të gjitha pjesët së bashku. Për ta kaluar provimin A2, duhet të merrni të paktën 45 pikë.

  • Sa pikë minimale duhet të marrë një kandidat në secilën pjesë të provimit ÖSD-B2 që ta kalojë me sukses testin?

    Shpjegimi i pikëve për ÖSD-B2:

    Leximi (maks. 20 pikë / minimum 10 pikë)

    Duhet të arrish të paktën 10 pikë.

    Dëgjimi (maks. 20 pikë / minimum 10 pikë)

    Duhet të arrish të paktën 10 pikë.

    Shkrimi (maks. 30 pikë / minimum 15 pikë)

    Duhet të arrish të paktën 15 pikë.

    Pjesa me shkrim (Leximi + Dëgjimi + Shkrimi = maks. 70 pikë / minimum 42 pikë)

    Duhet të arrish të paktën 42 pikë për të kaluar.

    Të folurit (maks. 30 pikë / minimum 18 pikë)

    Duhet të arrish të paktën 18 pikë.

    Pikët totale (maks. 100 pikë / minimum 60 pikë)

    Në fund mblidhen të gjitha pikët. Për të kaluar provimin, nevojiten të paktën 60 pikë.